Gjatë javës që lamë pas në kuadër të kontrolleve dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, policia arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 47 persona
Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 4 drejtues mjetesh janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt (3 nën ndikimin e alkoolit dhe 1 në gjendje të dehur), dhe për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para
Janë pezulluar 248 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 165 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 35 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 11 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.
Janë vendosur 6652 gjoba, me një mesatare 950 masa të vendosura në ditë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, parkime të gabuara, parakalime të gabuara, xhama të riveshur dhe shkelje të tjera të ndryshme.
Janë ndëshkuar me masë maksimale 40.000 mijë lekë të rinj, 13 drejtues mjetesh që janë kapur duke bërë gara shpejtësie.
Masat qe merr policia rrugore nuk ndryshojne qarkullimin nga korrupsjoni dhe aksidentet qe vazhdojne pa istaluar sinjalistiken e duhur ashtu si funksionon ne BE.
Përgjigju