Foto ilustruese

Shkodër, tentuan të ndihmonin 15 shtetas të huaj të kalonin kufirin, në pranga 18-vjeçari, një tjetër në kërkim

16 Mars 2021, 13:47| Përditesimi: 16 Mars 2021, 13:55

  • Share

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin R.Ç pasi ka tentuar të ndihmojë 15 shtetas të huaj të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tij 23-vjeçarin R.L.

Dy të rinjtë janë evidentuar duke qarkulluar me dy automjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së. 

Në bazë të veprimeve të para hetimore u zbulua se automjetet ishin marrë me qira nga R.L i cili është shpallur në kërkim.

Në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor i koduar “Hoti”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?