Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Korinthit në Greqi. Pesë nxënës të grupmoshës 13-16 vjeç janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të përdhunojnë shoqen e klasës së tyre. Mes të arrestuarve është edhe një 14 vjeçar nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, pesë të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë 16 vjeçaren në oborrin e shkollës së tyre. Vajza ka arritur të largohet nga autorët, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi pesë nxënësit e përfshirë në ngjarjen skandaloze. Prindërit e tyre janë thirrur në prokurori për të dëshmuar. E mitura tha se kishte përjetuar momente tmerri gjatë mëngjesit të së mërkurës kur shokët e klasës e sulmuan fizikisht.