Aeroporti i Brindisit, Itali

Tentuan të shkonin në Angli me dokumente false, arrestohet në aeroportin e Italisë çifti shqiptar

21 Shtator 2022, 11:56| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 12:11

  • Share

ITALI- Një çift shqiptarësh janë arrestuar në aeroportin  e Salentot të Brindizit në Itali, të cilët do të udhëtonin drejt Londrës, por kishin dy pasaporta false. Ishin agjentët që ngritën dyshime për qëndrimin e dy udhëtarëve dhe vendosën t’i kontrollojnë pasaportat me pajisje shkencore duke zbuluar se ishin false dhe arrestuar më pas dy shqiptarët.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit kur agjentët e Polaria (Policia Kufitare Ajrore) prangosën në aeroport një 31-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar shqiptar.

Ata shpresonin të kalonin pa u vënë re nga udhëtarët e tjerë, por ata u ndaluan për një kontroll. Burri dhe gruaja i dhanë oficerëve dy pasaporta elektronike dhe dy bileta fluturimi për në Londër, por rezultoi se dokumentet e ekspozuara nga pasagjerët, edhe pse në dukje ishin shumë të ngjashme me ato autentike, nuk kishin elementet e sigurisë të pasaportave të lëshuara nga autoritetet. Më pas policia arrestoi 31-vjeçaren dhe 27-vjeçarin.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?