26-vjeçarja shpëton në moment të fundit: Do më çonin prostitutë në Francë...Roli i polices së Rinasit

28 Qershor 2019, 11:54| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 15:51

  • Share

Trafikimi i një vajze 26 vjeçare për ta shfrytëzuar më pas për prostitucion në Francë, ka çuan në pranga 3 persona, mes të cilëve edhe një punonjëse policie.

Uniformat blu, në bashkëpunim edhe me SHÇBA-në finalizuan operacionin e koduar “TRANZIT”, duke prangosur 29 vjeçarin A.K. lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, si dhe 26 vjeçarin A. Ç., lindur dhe banues në Librazhd.

Sipas policisë, dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë tentuar të trafikojnë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion vajzën 26-vjeçare, e cila do të pritej në Francë nga 33 vjeçari K. B., i cili dyshohej se do ta shfrytëzonte për prostitucion.

Po ashtu, në pranga u vu edhe oficeria e policisë F.K, 30 vjeçe, me detyrë kontrollore pranë Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas.

Për të ka dyshime se nëpërmjet ryshfetit ka ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit deri në zonën tranzit të Rinasit për 26-vjeçaren.

Emri i oficeres doli në dritë pikërisht nga dëshmia e kësaj të fundit.

Burime pranë policisë sqaruan se në dëshminë e saj, 26 vjeçarja ka treguar se do të ushtronte prostitucion në momentin e fundit që do të kalonte nëpërmjet Rinasit, pasi më herët të rinjtë i kishin thënë se do të punonte si kamariere.

Tashmë në kërkim policia ka shpallur edhe 33 vjeçarin K.B, duke informuar edhe autoritetet Franceze.

Të arrestuarit akuzohen për “Trafikim i personave”,”Shfrytëzimit të prostitucionit”,“Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Ndërsa hetimet do të ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 28/06/2019 17:31

    A KENI TURP MOR PALACO,,,PO sikur te ishte motra jote ,,,si do ndiheshit,,pisa njerez ,,,per keta palaco duhet burgim I perjetshem,,../.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?