Tentuan të vjedhin një magazinë në Kashar, arrestohen dy vëllezër

22 Dhjetor 2022, 16:05| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 16:41

  • Share

Dy vëllezër janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi kanë tentuar që të vjedhin një magazinë në bulevardin e Kasharit.

Në rrugën ‘Pavarësia’ gjatë natës policia ka kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë dy vëllazërit kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?