Shkoder- Policia e Shkodrës zbardh tentativën e vrasjes me armë zjarri të 43 vjeçarit Çel Shabaj. Tre persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 të 13 gishtit 2024, në fshatin Postribë.
Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër: vunë në pranga shtetasit Kristian Kakija, 29 vjeç, Artan Kakija., 28 vjeç dhe Lulëzim Kakija, 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me autorin kanë cekur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin. Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn në këmbë.
Dyshimet e para janë se është Kristjan Kakija personi që ka qëlluar dhe i është sekuestruar dhe arma me të cilin ndodhi plagosja.
Materialet në prokurorinë e Shkodrës u referuan për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shabaj është plagosur në këmbë