Tentuan të vrisnin të riun për 20 mijë euro dhe 2 policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë

28 Maj, 23:59| Përditesimi: 29 Maj, 14:43

  • Share

LEZHË- Një grup vrasësish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 118 vite burg për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Sipas dosjes hetimore Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka. Të tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij.

Ndërsa në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur. I pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.

Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por tre gjyqtarët e Lezhës Renis Sheshi, Eglantina Biba dhe Ilir Përdeda, e dënuan atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjokës.

Ndërsa 25 vite burgim prokuroria kërkoi për Shpëtim Krajën të akuzuar për “Vrasjen e punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë, kurse gjykata ka ritur dënimin e tij me 35 vite burgim. Dy anëtarët e këtij grupi Ilirjan Feçi dhe Robert Laçi kanë bashkëpunuar dhe me Nuredin Dumanin, dhe për këtë rast SPAK ka lëshuar masa sigurimi “arrest në burg” ndaj tyre tek dosja “Plumbi i artë”.

Kurse “arrest në burg”, Laçi dhe Feçi kanë marrë edhe nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vrasjes së Erion Çela dhe plagosjen e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.Në këtë ngjarje ata së bashku dhe me vëllezërit Beqiri tashmë të penduar janë nisur të vrasin Geron Musabelliun, por gabuan në shënjestër, duke ekzekutuar një person të pafajshëm.

Nga hetimet e kryera, ka rezuluar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volkswagen Touran në Kurbin.Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur. Volkswagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular.

Hetimet ne lidhje me rastin nisen dy vite më parë nga ish-prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj në bashkëpunim me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu, duke zbardhur të gjithë veprimtarinë e këtij grupi.

Denimet
Ilirjan Feçi 30 vite burgim
Ibrahim Difaj 25 vite burgim
Robert Laçi 28 vite burgim
Shpëtim Kraja 35 vite burgim

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 29/05/2024 11:38

    Kuptohen gjykimet e drejta

    Përgjigju
  • Vili: 29/05/2024 10:03

    KUSH NGRE ARM PER VRASJE ME PAGES OSE VRASJE TE UNIFORMES DUHET DENIM KAPTAL I PERJETSHEM PA TE DREJT ULJE DENIMI..... DHE KUSH URDHRON VRASJE ME PAGES DUHET DENIM ME DY TE PERJETSHEM DHE 41BIS PER 10VITE...

    Përgjigju
  • Miri: 29/05/2024 09:50

    Hallall keshtu duhet

    Përgjigju
  • Ehuuu: 29/05/2024 07:49

    Bjerini sa me shume vite, se ndryshe nuk ze mend ky miles. Dhe enveri keshtu vuri light, I keputi disa dhe zune mend te tjeret

    Përgjigju
  • Erjoli: 29/05/2024 07:25

    Ju lumte dora gjykates

    Përgjigju
  • Iris: 29/05/2024 02:56

    Le te shpresojme qe shkallet e tjera te drejtesise do t'i mbajne keto vendime,sepse keta gango nuk do heqin dore nga perpjekjet qe t'i ulin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?