Noteres Sanja Telhallari në Tiranë iu sekuestruan 3 mln euro pasuri pas dyshimeve se janë të ardhura nga krimi. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Tiranës prej disa kohësh kishte nisur hetimet për pasuritë e noteres Sanja Telhallari. Report Tv mësoi se hetimet nisën që pas ngjarjes ku në zonën e Astirit tentuan që ti vidhnin mjetin noteres. Hetuesit panë që mjeti luksoz i noteres "G Class" si dhe verifikuan pasuritë e tjera të saj, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat e saj.
Telhallari njihet për jetën luksoze. Përveç, tentativës për t’i vjedhur mjetin luksoz, noterja dyshohet se ka rënë pre edhe e grabitjes në korrik 2025. Sipas disa artikujve në mediat online, Telhallarit i është grabitur edhe vila në Rolling Hills me vlerë 1.5 milionë euro, e cila u sekuestrua sot.
Autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda. Sipas artikujve në media i janë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.
Lajmi kryesor:
Të ardhura nga krimi/ Noteres i sekuestrohet 3 mln € pasuri, edhe vila te ‘Rolling Hills’! U ‘dogj’ pasi denoncoi tentativën për t'i vjedhur 'G Class'-in (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al