emigrantë të paligjshëm

Tentuan t’u kalojnë kufirin 7 egjiptianëve në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy qytetarë të Kosovës e një palestinez

15 Shtator 2022, 10:25| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 10:30

  • Share

Tre persona u arrestuan në Kosovë, dy qytetarë të Kosovës e një palestinez, pasi dyshohet se po u kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme emigrantëve egjiptianë, kundrejt një pagese.

Me datën 14 shtator, policia kontrolloi dy automjete ku hasi shtatë shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre.

Policia kufitare Vërmicë - Drejtoria Rajonale Gjakovë, gjatë zbatimit të planit operativ të lartcekur në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.

Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar, dy kosovarët dhe palestinezi u dërguan në mbajtje për 48 orë, ndërsa emigrantët janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?