Foto ilustruese

Tepelenë/ 16-vjeçari plagoset aksidentalisht me armën e shërbimit të babait! Pezullohet polici

11 Maj 2023, 12:32| Përditesimi: 11 Maj 2023, 13:56

  • Share

TEPELENË- Një ngjarje aksidentale në Tepelenë ka prodhuar një të plagosur dhe një efektiv policie të pezulluar nga detyra.

Një 16-vjeçar mësohet se ka shkuar për të marrë diçka në raft dhe dyshohet se pistoleta ra në tokë duke kryer qitje të pavullnetshme.

Si pasojë, 16-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, e ndërsa babai i tij, efektiv policie në DVP Gjirokastër i cili e ka mbajtur armën në mënyrë të papërgjegjshme, është pezulluar nga detyra.

"Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë.  Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se  aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.   

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftim. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?