Foto ilustruese

Kronikë

Tepelenë/ 34-vjeçari nga Memaliaj kapet me 2.6 kg kanabis në çantë

9 Maj 2018, 18:09| Përditesimi: 9 Maj 2018, 18:12

  • Share

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermal Sadiku, 34 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për hetimin e narkotikëve, në vendin e quajtur ish oficina e Fermës Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë – Memaliaj, në një çantë kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë 2 (dy) kilogram e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) gramë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?