Pesë turistë të huaj janë bllokuar në Kanionet e Nivicës në Tepelenë. Turistët kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit dhe kanë humbur kontaktet.
Menjëherë, forcat e zjarrfikëse të Tepelenës janë nisur drejt vendngjarjes dhe po zbresin në kanion për të bërë të mundur shpëtimin e tyre. Nuk dihet ende gjendja fizike e turistëve.
Ndërkohë, në ndihmë janë nisur edhe forca policore nga Gjirokastra, të pajisura me dron. Mendohet se turistët kanë ngecur në ujëvarën e Poshturës, në kanionet e Nivicës.
Komento
Komente
