Sociale

Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin

22 Dhjetor 2024, 16:59| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 17:11

  • Share

Borxhet ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë kalojnë shifrën e 120 mijë eurove.

Kjo shumatore është e akumuluar prej 17 vitesh dhe debitorët familjarë ende nuk kujtohen që të shlyejnë detyrimet e prapambetura.

Sipas drejtorit të Ujësjellësit të Tepelenës Jetnor Haska, borxhi është e akumuluar qysh prej vitit 2007 e deri me sot nga debitorët familjarë, kryesisht familje pa të ardhura duke shkaktuar probleme në bilancet vjetore të ndërmarrjes.

‘Klienti pasiv ka borxhe, klienti pasiv nuk i faturohet ujëm, i vete tarifa e shërbimit dhe taksa. Vlerësohet gati 120 mln lekë të vjetra. Ka që nga 2015, sistemi ka që nga 2015, por ka që nga 2007’, thotë Haska.

Sipas tij, në disa raste debitorët janë kallëzuar penalisht duke vjelur detyrimet e prapambetura përmes vendimeve gjyqësore të zbatuara nga zyrat e përmbarimit.

‘Jemi drejtuar Përmbarimit. Mund të kemi 40 raste. Kanë qenë me Përmbarim, që nga viti 2018’, shton Haska.

Përsa i përket institucioneve debitore ndaj ujësjellësit, është vetëm Bashkia e Tepelenës e cila sipas Haskajt, po shlyen këtë debi të prapambetur prej më shumë se 14 vitesh, ndërsa institucione të tjera debitore nuk ka.

‘Ka institucione, që ka bashkia disa kontrata. Edhe vazhdon po i shlyejmë’, tha drejtori i Ujësjellësit Tepelenë.

Ndonëse është investuar në rrjetin e përcjelljes së ujit të pijshëm në këtë bashki, humbjet në rrjet nuk mungojnë, madje janë në shifra serioze. Sipas Haskajt, këto humbje janë në masën 37%. Tepelena është një zonë e pasur me burime të shumta në të dy anët e brigjeve të Vjosës.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?