Tepelenë/ Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë

26 Dhjetor 2023, 17:17| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 13:56

  • Share

E parë, por e padëgjuar ndonjëherë! Të braktisësh qytetin dhe të strehohesh në shpellë. Kjo ndodh me familjen Tralo në Tepelenë! Familja s’ka ardhur për atraksion por nga halli i madh, pasi pronari i shtëpisë ku jetonin me qira ka vendosur t'i dëbojë pasi do të ndërtohet një pallat.

Prej 5 muajsh Ervin Tralo me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur jetojnë në një kasolle, pranë shpellës në mal. Në kushte të paimagjinueshme këta vogëlushë për festa nuk kërkojnë lodra, por bukë.

“Dua bukë për drekë”, shprehet djali i mitur, ndërsa e motra thotë “dua shtëpi”. Ata shkojnë në shkojnë duke bërë çdo ditë disa kilometra në këmbë, pa veshje dhe pa ushqim.

Ervin Tralo është i papunë. Ai mbledh bimë medicinale në lartësinë e malit Golik dhe ruan disa bagëti, të cilat i shet për të mbajtur frymën gjallë.

“Kam jetuar me qira në një shtëpi të vjeter në qytetin e Tepelenës. Shtëpinë e mori pronari, s’kisha të ardhura për të marrë shtëpi tjeter me qira dhe erdha tek kjo shpella. Mezi i ushqej fëmijët, duke mbledhur lule në mal. Dua një shtëpi, kush mundet të na ndihmojë”, shprehet kryefamiljari Ervin Tralo.

“Fëmijët duan të hanë të vishen, të lahen. Ka raste që rrinë dy ditë pa ngrënë”, tha bashkëshortja e tij.

Edhe pse kanë trokitur ne dyert e Bashkisë Tepelene nuk është ofruar ndihmë për familjen Tralo. Jeta e këtyre fëmijëve të paushqyer e në ftohtë është në rrezik. Përmes Report TV kërkojnë ndihmë nga donatorët dhe shoqatat bamirëse.  

Kush dëshiron që të ndihmojë familjen Tralo, kontaktoni në 0699679716

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maloku: 26/12/2023 23:27

    Ky per vete ne shpelle e ne verioreve na therrasin maloke

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/12/2023 21:52

    Dy miljon banor se nje miljon kan ik dhe prap vujtje me ate populle

    Përgjigju
  • Oh sa mirë me ken m..!: 26/12/2023 21:07

    Ka shoqata pa fund që marrin grande nga vende donatore ,pikerisht për këtë shtresë të pambrojtur,por ato marrin veç paratë dhe me to ndërtojnë lluksin e jetes tyre dhe në mungese edhe të shtetit,këta njerēz,kjo shtrese e pambrojtur,pērveç se është e destinuar të vuaj,ajo është mbi të gjitha një plagë e thellë dhe një turp i madh i shoqërisë tonë,që gjithsesi e ka një peshë të tille nga emigrimi në shkalle të gjërë i shqiptarëve,sidomos 10-15 vitet e fundit.

    Përgjigju
    • Dakord: 27/12/2023 09:04

      Në shqipëri nuk ka të mjeruar të këtij niveli, ka vetëm pijanecë, bixhosxhinj dhe dembelë. Burrë e quani ju këtë që mos qoftë???!!! Mblidhka bimë medicinale ky dhe i pi raki

  • Asdf: 26/12/2023 20:01

    Dakord me Arbenin. Gazeta, si mund te ndihmojme?

    Përgjigju
  • Arben: 26/12/2023 18:31

    Kjo eshte " demokracia " jone. Nuk di cfare te them pervecse nje TURP TE MADH PER TE GJITHE SHTETIN DHE KLASEN POLITIKE por edhe per ne si shoqeri kemi pjesen tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?