TEPELENË - Një 44-vjeçar italian, i identifikuar si Edoardo Sarchi, nga njoftimet e para me origjine nga Varese, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Italiani, administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë, me qendër në Laprakë, kishte dalë me 4 persona për gjah në zonë. Në një moment, ata e kanë gjetur pa shenja jete në rrugë dhe kanë njoftuar policinë. Të katërt janë shoqëruar në polici dhe pritet të zbardhen më shumë detaje nga dëshmia e tyre. Dy prej tyre janë Eqerem dhe
Gazmend Braçe.
Në trup i është gjetur vetëm një plagë në kofshën e djathtë, dhe dyshohet se ka humbur jetën nga hemoragjia. Trupi është dërguar për autopsi në Tiranë, një procedurë që ndihet për shtetasit e huaj. Deri më tani nuk dihet se me çfarë arme është qëlluar, do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse është qëlluar me armë gjahu, apo me pistoletë.
Në pamjet që sjell Report TV nga vendi i ngjarjes janë dy automjete, një Land Rover, e njërit prej të shoqëruarve, dhe një Volkswagen me targa AA295OK, e italianit të vrarë.
Policia po heton dy pista. E para, vrasja nga pakujdesia me armë gjahu dhe e dyta, vrasje me dashje nga njëri prej personave që gjendet i shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës.Gazetari i Report TV Piro Nase, raporton se në automjet nuk ka shenja plumbash, siç u raportua fillimisht. Italiani është gjetur në rrugë. Nuk dihet nëse ka dalë vetë apo ka qenë një person tjetër që e ka nxjerrë anash rrugës.
Prej qershorit 2023, 44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’. Para emërimit të tij, banorë të zonës kanë protestuar disa herë për ndotjen që shkaktonte fabrika e tullave, protestë e transmetuar edhe nga Report Tv në 2019-ën.
"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.", njofton policia.
Kliko këtu për të lexuar të dhënat e kompanisë që administronte italiani
Lajm në përditësim…
Komente

Eshte vrare thjesht do thone plagosi veten nga pakujdesia
PërgjigjuNipi i Gramoz Rucit, cfare pret re thonë skllevërit e tij.
sikur ne Shqipëri ka ligj per ndalim gjuetie monatorium apo te huajt Kane privilege ne Shqipëri? Ec e mere vesh si po behet Shqipëria , vetem lajme te zeza online cdo 12 ore !
PërgjigjuNormal do te kete vrasje ne ate zone, eshte koha e korjes se hashashit, Ilir Dema si thua per kete gje, çfaj kishte Italiani qe do dilte per gjah te parcelat e hashashit, si duket i ka ngateruar me domate
PërgjigjuNormal se ka mendu se po o zbulojne bacet e barit nderkoh policia si di bacet
PërgjigjuNuk e kuptoj pse vijne italianet ne kete vend ku njerezit sa kane zbritur nga pema
PërgjigjuPo shani shani shqiptaret, Dil njeher ne bot mor plep dhe te shohim sa shum te duan dhe te respektojn.
Po ti nga zbrite nga plepi!
burgosen te huajt me ligje si ne korene e veriut e me pas te tjere vriten shqiperia eshte nje vend i rrezikshem kot nuk thote e gjithe bota
PërgjigjuCa thu o shoku. Cfare lidhje ka te gjykosh nje shtet dhe nje popull te tere per nje vrasje biznesmeni nderkohe qe ne cdo zone te italise vriten njerez te pafajshem dhe akoma jane duke pritur denimin e gjykates. U bete bajate te gjithe vallaj