Kronikë

Gjendet i vrarë italiani në Tepelenë, kishte dalë me 4 persona për gjah! Ishte administrator i një fabrike tullash në Tiranë (EMRI+VIDEO)

27 Shtator, 07:30| Përditesimi: 27 Shtator, 10:31

  • Share

TEPELENË - Një 44-vjeçar italian, i identifikuar si Edoardo Sarchi, nga njoftimet e para me origjine nga Varese, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Italiani, i cili rezultoi administrator i një fabrike të madhe  tullash në Tiranë, me qender ne Laprake, kishte dalë me 4 persona për gjah në zonë. Në një moment, ata e kanë gjetur pa shenja jete në rrugë dhe kanë njoftuar policinë. Të katërt janë shoqëruar në polici, dhe nuk dihet me çfarë është qëlluar,  me armë gjahu apo me pistoletë. 

44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’. 

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.", njofton policia. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lajm në përditësim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao.Palla: 27/09/2025 09:32

    Normal do te kete vrasje ne ate zone, eshte koha e korjes se hashashit, Ilir Dema si thua per kete gje, çfaj kishte Italiani qe do dilte per gjah te parcelat e hashashit, si duket i ka ngateruar me domate

    Përgjigju
  • Ops: 27/09/2025 08:57

    Normal se ka mendu se po o zbulojne bacet e barit nderkoh policia si di bacet

    Përgjigju
  • Xxx: 27/09/2025 08:55

    Nuk e kuptoj pse vijne italianet ne kete vend ku njerezit sa kane zbritur nga pema

    Përgjigju
    • Ceni: 27/09/2025 09:57

      Po ti nga zbrite nga plepi!

  • alma: 27/09/2025 08:23

    burgosen te huajt me ligje si ne korene e veriut e me pas te tjere vriten shqiperia eshte nje vend i rrezikshem kot nuk thote e gjithe bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?