Tepelenë-Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Tepelenë pasi kishin kultivuar 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë.
Komisariati i Policisë Tepelenë, Stacioni i Policisë Memaliaj në bashkëpunim me DVP Gjirokastër finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, ku u vunë në pranga I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshtin Luftinjë 1.
Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
‘Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen "Likaj", në fshatin Luftinjë 1. Kontrollet në kuadër të planit operacional "Koordinata", vijojnë’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
