TEPELENË – Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 194 bimë kanabis pranë banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve narkotike të kultivuara nga Mitat Cani dhe Ermal Cani, përkatësisht 64 dhe 35 vjeç, ndërsa pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.
“Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.
Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran”,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
