Zjarr në Tepelenë

Tepelenë/ Ndezën zjarre për të pastruar tokat, por dogjën shkurre e kullota, 2 në hetim

1 Gusht, 12:24| Përditesimi: 1 Gusht, 12:30

  • Share

Tepelenë-Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen si autorë të dy zjarreve në Tepelenë..

“59 vjeçari me inicialet G. Zh., banues fshatin Salari,dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Golash", Salari, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

63 vjeçari me inicialet V. G., banues në Tepelenë, dyshohet se në vendin e quajtur "Pallçija", në fshatin Bënçë, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e kullotës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Luzat”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?