Pema e rrëzuar në rrugë, tek Uji i Ftohtë-Tepelenë, e cila ka bllokuar qarkullimin e mjeteve

Kronikë

Tepelenë, pemët rrëzohen në rrugë, bllokohet qarkullimi në Ujin e Ftohtë/FOTO

21 Prill 2018, 15:48| Përditesimi: 21 Prill 2018, 18:36

  • Share

Tepelenë- Paraditen e sotme janë rrëzuar dy pemë të mëdha në rrugë, në zonën e Ujit të Ftohtë, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve. Në të dyja krahët e rrugës u krijuan rradhë të gjata për rreth 30 minuta, për shkak të bllokimit të rrugës e pamundësisë së qarkullimit të mjeteve.

Shkak i rrëzimit të pemëve duket se ka qenë erozioni dhe era që ka sjellë shembjen e tyre duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme. Konkretisht pemët janë rrëzuar vetëm 150 m larg pikës turistike të Ujit të Ftohtë, Tepelenë.

Trungjet e pemëve të mëdha u prenë nga punonjësit e bashkisë Tepelënë, duke mundësuar kështu qarkullimin e lirshëm të automjeteve.

( Pema e rrëzuar në rrugë në Ujin e Ftohtë-Tepelenë, e cila ka bllokuar qarkullimin e mjeteve )

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?