Kronikë

Tepelenë/ Shiste hashash me doza në qytet, në pranga ‘dealer-i’ 53-vjeçar! I gjendet drogë edhe në banesë (VIDEO)

28 Korrik, 11:46| Përditesimi: 28 Korrik, 12:13

  • Share

Tepelenë- Një 53-vjeçar që ishte përfshirë në shitjen e drogës në doza në qytetin e Tepelenës u arrestua orët e fundit nga policia vendore.

Burime zyrtare bënë me dije se aksioni antidrogë është koduar "Dealer" dhe në pranga ra Q.C., banues në Tepelenë, të cilit iu sekuestruan si prova materiale edhe sasia e hashashit dhe celulari nga ku pritet të nxiren informacione me interes hetimor.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Tepelenë, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Dealer”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë”, bëri me dije policia vendore.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën sasi kanabisi, gati për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për hetime të tjera dhe zbardhjen e ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?