Foto ilustruese

Kronikë

Tepelenë, tre persona në pranga, policia u gjen kanabis në makinë/EMRAT

18 Maj 2018, 14:30| Përditesimi: 18 Maj 2018, 14:35

  • Share

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dje tre shtetas në flagrancë dhe u shpall në kërkim një tjetër person, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Opel” me targa AA927RJ u gjet 31,45 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Automjeti po udhëtonte në aksin rrugor Bënçë-Progonat, Tepelenë, në të u arrestu pasagjeri Klerdi Graçi, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet.

Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip Audi, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip Jeep pa targa. Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin E.Zh, 31 vjeç, banues në Tepelenë.

U bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe mjeteve.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, neni 283/2 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?