TEPELENË - Policia ka zbuluar ditën e sotme, një shtëpi bari, në zonën e Kurveleshit, konkretisht në rrugën e fshatit Veliqot.
Pas disa informacioneve për prezencën e kanabisit në zonë, policia ka ndërmarrë një aksion, ku ka gjetur një ambient të mbyllur, e cila më pas rezultoi se ishte përshtatur si shtëpi bari.
"Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo",-bën me dije deri tani policia.
Në këtë banesë, e cila ishte ngritur infrastruktura e nevojshme për rritjen e bimëvë narkotike - me llamba që furnizoheshin me energji elektrike - Report Tv ka mësuar se janë gjetur të paktën 230 rrënjë kanabisi.
Ndër të tjera, korrespondenti Piro Nase ka mësuar se deri më tani policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 5 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë vepër të jashtëligjshme.
Ndërkohë vijon aksioni policor për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Kur i kap nje shtet Europian i denon disa muaj kurse ketu i shkaterrojne totalisht duke i denuar me denime mbi 6 vjet burg , kurse nje punonjes i administrates shteterore qe vjedh miliona euro dhe ben gropa ne leket e taksapaguesve denohet me disa muaj arrest shtepie ose detyrim paraqitje , kush eshte krimineli ne kete rast dhe kush e demton shtetin me shume ?
Përgjigju