Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka publikuar në mediet sociale një projekt lidhur me rivitalizimin e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë, monument i Kategorisë I prej vitit 1963.. Bashkëngjitur me projektin e një prej studiove të kryeqytetit, Forumi ngre shqetësimin se rijetëzimi do ta shndërrojë Kalanë në një qendër komerciale dhe është bërë pa konsultimin e grupeve të interesit.
“Ky është projekti i Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë, i përgatitur në kuadër të një rivitalizimi që do t'i bëhet një nga kalave më të njohura në Shqipëri. Projekti i një studioje nga Tirana, qe mesa duket do ta ktheje kalanë në një qendër tregtare dhe jo trashëgimie, nuk është konsultuar me autoritet vendore dhe ekspertët e trashëgimisë apo qytetarët e Tepelenës”, shkruan Forumi.
Rivitalizimi i Kalasë së Ali Pashës është marrë përsipër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Burime për Report tv bëjnë me dije se projekti i studios në fjalë është paraqitur për miratim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore por në mbledhjen e fundit është vendosur për t'u kthyer mbrapsht shoqëruar me disa vërejtje për rishikim.
Kalaja e Ali Pashës konsiderohet nga më të rëndësishmet në vend, të dhënat historike diktojnë se për ndërtimin e saj është kujdesur vetë Ali Pasha. Objekti aktual, me tri hyrje dhe po aq kulla është rindërtuar në 1819-ën.
Po kalaja në Krujë.Tiranë etj,janë zhbërë sipasjush të forumit,mos vall brënda jush ka hyrë qotlargu.
Përgjigjuslane gje pa rivitalizuar...po brezat e femijve tane a do kene mundesi te kene ndonje ide dhe ta realizojne apo te gjitha do behen ne kohen e Edi Rames...
Përgjigju