I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte i ftuar Ermal Azisllari, terapist me profesion, i cili foli për premirën e filmit “Adoleshanca” që ka marrë shumë shikime dhe reagime. Ai foli për prindërimin dhe për pyetjen që a mund të jemi shok me fëmijët tanë, si ndikon teknologjia në jetët tonë kohët e fundit.
”Teknologjia është e pashmangshme dhe ka ritme që shpesh nuk e kapim dot” tha Ermali në studio, duke shtuar se adoleshenca vet është problematike dhe disi delikate, por sot kemi një botë të pacensuruar në xhepin tonë, duke krijuar probleme sociale.
Rritmi frenetik i shoqërisë moderne i ka bërë gjërat shpesh mekanike. Nuk ka një formulë prindërimi, por prindërit bëjnë atë që munden dhe aq sa kanë mundësi. Mungesa e modeleve brenda familjes sepse mungojnë gjatë ditës apo javës, gjenden jashtë apo në rrjetet sociale.Prindërit duhet të shohin dhe luhatjet e humorit tek fëmijët e tyre.
Në fund të bisedës terapisti tha se edhe pse cdo rast është unik, kujdesi permanent për fëmijët nuk duhet të mungojë dhe se parimi është që së pari të rregullosh veten, e më pas të kujdesesh për fëmijën.
Lajmi kryesor:
Kirurgia e gjirit, Edlira Rehovica nga Spitali Hygeia: “Nëse diagnostikoheni në kohë, kanceri i gjirit mund të kurohet”
Xh.D/ReportTv.al
