TIRANË - Ish-ambasadori Roland Bimo foli në Report Tv lidhur me polemikat e hapura nga presidenti Trump ndaj Volodymyr Zelenskyt dhe luftës në Ukrainë. Sipas Bimos, Trump është një figurë megalomane, që kërkon të dominojë atmosferën dhe përdor retorikë ekstreme për të pozicionuar veten.
'Kanë tërhequr vëmendjen, janë të pazakonta. I pëlqen shumë vetja është megaloman nga natyra. Pëlqen të zotërojë atmosferën. Vjen nga biznesi. Karakteristikë hedh piketa, ekstremiste dhe shikon ku mund të pozicionohet. Deklaratat lidhur me Zelenskyn, shikoj pak analistë botërorë, hezitoj të shprehem, por Trump që në fushatë tha e mbyll luftën për 24 orë. Është vonuar. Të gjithë i thanë nuk mbyllet për aq se duhet të pranosh çfarë duan rusët. Kur rusët thanë që në 2008, në Bukuresht, që Ukraina dhe Gjeorgjia në NATO është vija e kuqe. Rusët duhen marrë seriozisht kur flasin për vijën e kuqe', thotë ish-ambasadori për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri'.
Duke analizuar qasjen e Trump ndaj konfliktit në Ukrainë, Bimo theksoi se ish-presidenti amerikan ka premtuar mbylljen e luftës brenda 24 orëve, por ky qëndrim është i vështirë për t’u realizuar, pasi do të kërkonte lëshime ndaj Rusisë.
'Trump flet kështu se të gjitha janë turrur në disa narrativa, se në shkurt 2022, Putin ë ka quajtur operacion special. Kishte synime politike për agresion të hapur. Kur pozohet në perëndim ajo që ndodhi, thuhet i paprovokuar dhe invazion. Putin thotë nuk ishte invazion. Dhe del Trump bazuar në fuqinë që ka SHBA.'
Bimo kritikoi gjithashtu rolin e Europës në këtë situatë, duke thënë se kontinenti po përjeton "shekullin e turpërimit" dhe ka ndjekur verbërisht SHBA-të, pa një strategji të qartë të sajën.
'Europa po përjeton shekullin e turpërimit. Ka ndjekur hap pas hapi SHBA-të, ka qenë vasale e bindur. Tani që Trump thotë do bëjmë paqe, Europa thotë jo. Zoti Trump brenda Amerikës po bën një zallamahi të madhe me Elon Musk që po llogarit gjithë shpenzimet. Nuk ka vajtur një herë në Kongres për miratimin e një ligji. Trump qeveris me urdhra ekzekutivë. Nga 300 urdhra, 70% janë sfiduar në gjykatë.'
Zelensky i pazgjedhur. Në gjysëm e vërtetë. Ai që ka zgjehdur zotin Trump në Amerikë thotë po e vërtetë.'
Në këtë kontekst, Bimo parashikon një kthim te politika e fuqive të mëdha, ku "kush ka fuqinë, ka të drejtën", duke lënë të kuptohet se rendi ndërkombëtar mund të përballet me ndryshime të thella.
'Se çfarë synon Trump vështirë ta definosh qartë. Ajo që mendoj unë se pak njerëz e kanë parasysh është deklarata e Rubios, sistemi ndërkombëtar pas luftës së dytë botërore është kthyer në armë kundër nesh. Do të thotë do ketë përmbysje të jashtëzakonshme. Do kemi një sistem botëror bazuar në mesin e shekullit XIX, politika e fuqive të mëdha. kush ka fuqinë ka të drejtën. Një botë ku i forti bën atë që do dhe i dobëti pëson atë që duhet. Europa e ka çuar veten në irrelevancë. I pëlqeu që SHBA mori ombrellën mbrojtëse ndaj saj.'
Komente
