Granit Xhaka

Sport

Tërbohen mediat serbe: FIFA të reagojë urgjentisht, “provokacija”

23 Qershor 2018, 02:09| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 02:10

  • Share

Festimet me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit i kanë djegur më shumë se humbja serbëve, të cilët të tërbuar kërkojnë reagim nga FIFA për të zakonshmen “provokacija”.

Menjëherë sapo Granti Xhaka gjeti rrugën e rrjetës për të barazuar shifrat, në mediat më të mëdha në vend gjesti i tij u quajt një provokim i hapur që u bënte serbëve ai dhe kërkonin që FIFA të reagonte për një veprim të tillë të mesfushorit, i cili u përsërit në fundin e ndeshjes nga Xherdan Shaqiri pas golit të fitores.

“FIFA duhet të reagojë, Xhaka provokoi serbët me simbolin shqiptar”, shkruante “Kurir”, i cili më pas i kushtonte vëmendje edhe një tjetër “provokimi”, atij të Shaqirit dhe këpucëve të tij.

“Shaqiri tregoi në këpucë flamurin e një shteti fantazmë, FIFA duhet të marrë masa”, shkruante e përditshmja serbe.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?