Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

6 Gusht, 16:16| Përditesimi: 6 Gusht, 16:21

  • Share

Pakënaqësitë i kishte shprehur shpesh gjatë verës, por askush s’e mendonte se Julian Alvarez do bëhej futbollisti i Atletico Madrid gjatë kësaj merkatoje. Ylli i Argjentinës dhe Manchester Cityt ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në La Liga, teksa sëfundmi arriti edhe marrëveshjen personale me ekipin e drejtuar nga Simeone. Atletico Madrid kënaqi sot kërkesat e anglezëve duke gjetur gjuhën e përbashkët për bazën e 75 milionë eurove, ndërsa 20 të tjera plus do jenë në formë bonusesh.

24-vjeçari është në pritje për të fluturuar në Spanjë, pasi kishte mbetur i zhgënjyer jo për minutat e vëna në dispozicion nga Guradiola, por sepse nuk është preferuar në ndeshjet deçizive të sezonit.

Më herët Atletico Madrid ka siguruar nga Chelsea mesfushorin Conor Gallagher, i cili gjithashtu është në pritje vetëm të zyrtarizimit. Spanjollët e blenë atë nga londinezët për 40 milionë euro, ndërsa edhe Chelsea ka bërë merkato te Atletico. Blutë e Londrës kanë paguar 40 milionë euro për sulmuesin Samu Omorodion, i cili sezonin e fundit luajti si i huazuar te Alaves.

Ndërkohë shumë e komplikuar për Barcelonën është bërë pista e Nico Williams, pasi ky i fundit i ka shprehur besnikëri Atletico Bilbaos. Mediat në Spanjë shkruajnë se i vëllai, Inaki Williams, i ka kërkuar të qëndrojë edhe një sezon në Bilbao. Megjithatë drejt tymit të bardhë shkoi marrëveshja për Dani Olmon. Drejtori i Barcelonës ka udhëtuar sot në Gjermani dhe ka mbyllur marrëveshjen për 60 milionë euro dhe shumë shpejt pritet të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?