'Tërbohet' Premier League, dyfishon milionat në merkaton e janarit! Chelsea shpenzon më shumë se 4 liga të forta sëbashku

1 Shkurt 2023, 14:04| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 15:35

  • Share

Të martën në orën 20:00 u mbyll merkato dimërore në futboll me Premier League që vendosi një rekord absolut, duke shpenzuar 922 milionë euro sipas ‘Deloitte’. Kjo shifër ishte gati se gjysma e janarit të 2018 që ishte edhe rekordi i mëparshëm me afërsiht 500 milionë euro.

Sa i takon këtij janari nga 922 milionë euro vetëm Chelsea ka shpnezuar 326 milionë euro, më shumë se ligat Seria A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 sëbashku. Vetëm në ditën e fundit, më 31 janar, Chelsea pagoi 121 milionë euro për Enzo Fernandes të Benfica-s, duke thyer edhe rekordin e Premier League për blerjet më të shtenjtë që mbahej nga Jack Grealish i City-t për 115 milionë euro.

Këto shifra monstrueze kanë revoltuar së pari presidentin e La Liga-s Javier Tebas, i cili thotë se klubet në Angli shpenzojnë më shumë sesa fitojnë dhe për rrjedhojë janë në borxhe, ndërsa në Itali po bëjnë analiza përse e kanë të pamundur të konkurojnë. Sportmediaset liston disa arsye të cilat janë stadiumet e vjetruara në pronë të bashkive, burokracitë e politikës dhe marketingu jo i duhur.

Tanimë Premier League po konsiderohet si Superliga Europiane, e ëndërruar nga disa klube në kontinentin e vjetër ku edhe skuadrat e vogla kanë mundësi të mëdha ekonomike.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?