Zaniolo ndëshkohet me karton të kuq, ilustruese

Sport

'Tërbohet' Zaniolo, godet me grusht një lojtar të Romës në dhomat e zhveshjes

27 Maj, 10:59| Përditesimi: 27 Maj, 11:01

  • Share

FIRENZE - Nicolò Zaniolo ishte protagonisti i një përleshjeje të bujshme në 'Viola Park', në gjysmëfinalet e kampionatit 'Primavera', të fituar nga Fiorentina kundër Romës.

Sipas asaj që raportohet nga 'Sportitalia', ish-mesfushori i verdhekuqve që tanimë është pjesë e Fiores, hyri (pa autorizim) në një mënyrë tallëse dhe të turpshme në dhomën e zhveshjes së ekipit të Romës për të shkuar në banjo dhe disa djem e pyetën se çfarë po bënte atje.

Situata u nxeh me fyerje dhe shtytje dhe ai goditi me grusht një lojtar të Romës, duke filluar një sherr që përfshinte anëtarë të të dy ekipeve. "Skena patetike", komentoi trajneri i Violas, Galloppa, ndërsa Roma publikoi një shënim në faqen zyrtare të internetit.

"Roma njofton se, në fund të ndeshjes ndodhi një episod i pakëndshëm që përfshinte futbollistin Nicolò Zaniolo. Sipas rindërtimit, futbollisti shkoi në dhomën e zhveshjes së ekipit të të rinjve tanë në fund të ndeshjes dhe u soll në mënyrë provokuese ndaj disa futbollistëve tanë. Gjatë përballjes, dy lojtarë të 'Primavera' u goditën fizikisht. AS Roma dënon me forcë çdo formë sjelljeje agresive ose sjelljeje që nuk përputhet me vlerat e sportit", bën me dije Roma.

Një nga dy djemtë e prekur besohet të jetë Mattia Almaviva , fëmija të cilit Totti i dha shiritin e kapitenit natën e lamtumirës së tij me Romën.

Ndërkohë që Zaniolo ka një version tjetër, duke mos pranuar aspak dhunën.

"Në fund të ndeshjes zbrita në dhomën e zhveshjes për të përgëzuar djemtë e Fiorentinës dhe më pas shkova në dhomën e zhveshjes së Romës për t'i përshëndetur dhe për t'i uruar për sezonin, por në një moment të caktuar ata filluan të më fyenin, kështu që, në atë pikë, për të shmangur degradimin e situatës, preferova të largohesha", shkruan Fiorentina duke iu referuar një deklarate të Zaniolos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?