Politikë

'Gjyqi me BILD s'ka motiv të vazhdohet', Rama ironizon opozitën: Nxorën në publik idiotësinë e tyre

22 Prill 2020, 19:08| Përditesimi: 22 Prill 2020, 19:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane ‘Bild’, ku kjo e fundit publikoi përgjime për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve elektorale. Në një reagim në rrjetet sociale Rama shkruan se gjithçka ndryshoi pas bisedës që ka bërë me shefat editorialistë të gazetës gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Shefi i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar dhe opozitën duke e quajtur një fatkeqësi që ka kundërshtarë, politikanë që nxjerrin në publik idiotësinë e tyre.  

'Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s'duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!'

Më herët nëkryetari i PD Edi Paloka në një reagim në rrjetet sociale theksoi se tërheqja e Ramës nga padia për gazetën Bild provoi atë që opozita ka denoncuar, shitblerjen e votës në zgjedhjet elektorale në vend.

/I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 23/04/2020 06:32

    Kishte motiv ta filloje por jo ta vazhdoje? Ec e mere vesh ca ka dashur te thote "autori". O plak, nuk ka Dvoran ne Gjermani. Ngele si tum, legen.

    Përgjigju
  • Lat Nam: 22/04/2020 19:35

    Fajin e ka Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?