TIRANE-Anëtari i këshillit bashkiak të kryeqytetit, njëkohësisht i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike Fabian Topollaj thotë se tërheqja e firmës së dy deputetëve Artur Roshi dhe Besnik Troplini nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë nuk ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura ka nisur tashmë.
"Kjo tërheqja e firmës me frikën se mos ndryshimi i Kushtetutës bëhet keq, jo vetëm ska asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndryshimin e saj ka nisur tashmë, por është njësoj sikur njeriu të heqi dorë nga seksi prej frikës se mos e zë Sida" shkruan Fabian Topollaj.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi dhe Besnik Troplini u tërhoqën nga kërkesa e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese, mes të cilave dilet edhe kundër koalicioneve parazgjedhore.
Roshi tha në Report TV se vendimi për tërheqje ishte i sforcuar, por një propozim i tillë kundër koalicioneve edhe po u arrit, nuk ndryshon gjë. Ai tha se firmosi pasi i qëndron vetëm nismës për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke kërkuar listat e hapura.
Nuk e mbeshtese protesten e maturanteve sepse nuk me bind mendimi dhe veprimi i tyre.Cdo njeri po te kishte perpara ate sekuence do te zgjidhte ne d po te kesh pak intuite.
Përgjigju