Dëshpërimi i Sinner

Sport

Tërheqja me lot në sy, Sinner: Kam pasur dhimbje, shpresoja ta kaloja

19 Gusht, 09:09| Përditesimi: 19 Gusht, 09:13

  • Share

Numri një në botën e tenisit, Jannik Sinner u detyrua të linte finalen kundër Carlos Alcaraz pas 23 minutash, duke humbur si pasojë e një dhimbje në bark që nuk e la të vijonte finalen e Mastersit të Cincinnatit. Spanjolli u shpall fitues dhe dominoi minutat e luajtura, por italiani tregoi në një reagim të mëvonshëm se dhimbja kishte orë që e shqetësonte.

"Përshëndetje të gjithëve. Zakonisht filloj duke folur për kundërshtarin tim, por sot është e drejtë të filloj me tifozët. Nuk jam ndjerë mirë që pardje. Shpresoja të përmirësohesha brenda natës, por në vend të kësaj u përkeqësova", tha ai.

Një tërheqje që e lëndon numrin një në botë, i cili është thellësisht i zhgënjyer që ka luajtur vetëm 23 minuta. Sinner, duke shpjeguar problemet e tij, pranoi: "Më vjen shumë keq sepse shumë prej jush punojnë ose kanë gjëra të tjera për të bërë të hënave dhe në vend të kësaj erdhët këtu", tregoi numri një në botë.

"Sigurisht, urime Alcaraz. Nuk është mënyra se si doje të fitoje, por po kalon një sezon të çmendur, të uroj më të mirën për US Open dhe pjesën tjetër të vitit", tha Sinner.

"DUHET TË RIKUPEROJ PËR US OPEN"

"Unë kam identifikuar tashmë disa fusha ku duhet të përmirësohem nëse dua të shkoj larg. Do të punojmë shumë për këtë dhe për përqindjen e shërbimit tim të parë. Natyrisht, duhet të rikuperohem edhe fizikisht. Qëllimi është gjithmonë të përmirësohem, të punoj në të gjithë gjënë për të eliminuar çdo përqindje të vogël gabimesh. Ky është qëllimi dhe shpresoj vërtet të jem gati", shtoi ai në konferencën për shtyp. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Jannik Sinner dorëzohet pas 23 minutash mes lotësh dhe rrezikon kreun, Alcaraz fiton Mastersin e Cincinnatit


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?