Policia do vijojë t’i marrë leje prokurorisë për përgjimet e personave të dyshuar, gjithashtu edhe për lokalizimin, mbikëqyrjen dhe bisedat elektronike.
Në amendamentin e zbardhur nga Report Tv, të propozuar nga Taulant Balla, Alket Hyseni, Elena Xhina dhe Ulsi Manja thuhet konkretisht se:
Policia e Shtetit merr, grumbullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe te dhëna nëpërmjet:
a)Mbikëqyrjes se veçante zanore te komunikimeve jo-elektronike te peronave te dyshuar ne ambiente publike apo te hapura për publikun me autorizim te prokurorit .... "
Dy javë më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u paraqit me një variant që i jepte mundësi dhe kompetenca policisë të lokalizojë dhe mbikëqyrë personat që dyshohet se kanë kryer një krim apo që po organizojnë kryerjen e një krimi, pa i marrë leje prokurorisë.
Por pas shqetësimeve të ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme, deputetë dhe disa organizata të shoqërisë civile , policia mund t’i kryejë këto veprime vetëm me autorizim të prokurorit.
Dhënia e kompetencave policisë për të kryer përgjime në kuadër të hetimit policor solli debate dhe përplasje , sidomos gjatë shqyrtimit në Komisione të këtij projektligji, ku u përfshi dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, pas ngritjes së shqetësimit nga deputetja Elena Xhina në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe rrezikun për tejkalim kompetencash për Policinë.
Një tjetër ndryshim që është propozuar nga deputetët ka të bëjë me rikthimin në polici. Një ish polic që do të rikthehet sërish, ndër të tjera kritere që duhet të plotësojë i shtohet dhe vettingu, kusht i cili nënkupton verifikimin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Kjo pikë mbetet për tu parë sa do të gjejë dakordësinë e ligjvënësve të tjerë në Kuvend.
Projektligji i iniciuar 5 muaj më parë solli një debat të gjerë edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ishte dakord me nenin e parë të projektligjit nëpërmjet të cilit Policisë së Shtetit i jepet e drejta e hetimit gjë që në legjislacionin aktual është ekskluzivitet i organit të akuzës.
Projektligji për policinë e shtetit përfshin dhe kalimin e punonjësve të policisë në struktura shtetërore. Sipas ministrit Sandër Lleshaj policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç, një pjesë e tyre mund të transferohen tek ‘Illyrian Guard’ për të shërbyer në ruajtjen e objekteve apo struktura si hetimi tatimor.
Në rast se lind nevoja këta punonjës kanë dalë në pension dhe shërbejnë në struktura shtetërore mund të rikthehen sërish në policinë e shtetit.
Tashmë punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi për t’u punësuar si civil. Këto ndryshime janë miratuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.
(Kliko këtu për të lexuar amandamentin e plotë)
Loja e vjeter komuniste kur sigurimi pergjente kundershtaret
Përgjigju