Foto ilustruese

Ekonomi

Tërhiqet qeveria, fabrikat nuk taksohen për qumështin pluhur! Përjashtohen prodhimet me etiketë të miratuar nga AKU

5 Nëntor 2021, 19:00| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 21:38

  • Share

TIRANË- Qeveria është tërhequr dhe ka ndryshuar propozimin për taksën 100 lekë për kg e qumështit pluhur.

Kështu me vendimin e sotëm janë përjashtuar nga kjo taksë fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ky ndryshim është reflektuar në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend, e ndërsa erdhi pasi grupet e interesit dolën njëzëri kundër, sipas së cilëve jo vetëm që nuk ndihmon fermerët, por ndikon në të gjithë industrinë agropërpunuese që prodhon produkte që kanë  si lëndë e parë, qumështin pluhur.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adela: 09/11/2021 17:08

    Nje pyetje kam? O ju kompani pse nuk punoni me standartet e duhura? E di qe te blesh qumshtin bio do te kushtoje me shume.Atehere pse nuk prodhoni dy cilesi t e produktit ? Dhe konsumatori eshte i ndergjegjeshem per ate qe konsumon.Deri kur do te vazhdoni me keto pislliqe?

    Përgjigju
  • E.D: 09/11/2021 10:45

    Dhe shteti sulmo katunarët e shkret që shesin qumësht BIO me hongër i çap bukë.Shkoni shkoni blini pislliqet nëpër markete.Shqipnia me 100 lopë e dele nëpër kullota por me 1000 kompani prodhimesh blegtorie,qumësht,djath ,kos etj etj. Me laps e letër nji mjeri me trru e kupto që qumshi pluhur bo nomin më kto produkte’Natyrale’

    Përgjigju
  • Paradoksi: 06/11/2021 08:48

    Pini qumësht pluhur o popull, pini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?