Kosova & Rajoni
Top 24

Tërhiqet Thaçi: 'Kufijtë' s'do diskutohen gjatë takimit me Vuçiç të premten

5 Shtator 2018, 09:47| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 14:14

  • Share

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të paktën kështu ka thënë zyra e presidentit Thaçit për gazetën “Zëri”: “Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të  jenë në tavolinën e bisedimeve”. Më tej Presidenca thotë se në takimin e 7 shtatorit do të diskutohet për detajet e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. / Zëri

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?