Modelja Georgina Rodriguez ka shkuar në Katar së bashku me fëmijët, për të mbështetur bashkëshortin e saj Cristiano Ronaldo gjatë Botërorit. Bukuroshja ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi në ndeshjen Portugali-Zvicër, jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për atë që kishte veshur.
“Mirror”, zbuloi se vetëm bizhuteritë e saj kushtonin rreth 1.8 milionë paund ose (rreth 2 milionë euro).
Ajo kishte vënën një set ari të bardhë Rolex GMT-Master II 40 mm 18k, me diamante fabrike që vlerësohet të jetë me vlerë 400 mijë paund ose rreth 464,000 euro. Sipas Mirror, ajo mbante gjithashtu unazën e saj të fejesës prej 600 mijë paund dhe një unazë diamanti 10 karatësh me vlerë rreth 300 mijë paund (348,000 euro.) Bukuroshja brune kishte veshur edhe një gjerdan, byzylyk dhe dy unaza, me një vlerë rreth 450 mijë paund. (348,000 euro).
Kompletimi i vargut të aksesorëve të saj ishin një grup mahnitës diamanti i vlerësuar në vlerë 50,000 funte (58,000 euro) dhe një çantë e vogël klasike e markës “Chanel”, me një kosto prej rreth 7,090 funtesh (8,200 euro).
2 ditë më parë u zhvillua ndeshja Portugali-Zvicër dhe përfundoi me rezultatin 6-1. Kjo ka bërë që kombëtarja portugeze të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. E pranishme në ndeshje ishte dhe bukuroshja Georgina Rodriguez e cila pas përfundimit të saj bëri një postim në “Instagram”. Ajo u shpreh e revoltuar duke thënë se është turp që nuk e shijuan lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave, referuar CR7, i cili u bë pjesë e lojës në minutën e 75.