Foto ilustruese

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, prangoset 64-vjeçari shqiptar në Greqi

13 Janar 2023, 21:47| Përditesimi: 13 Janar 2023, 21:51

  • Share

Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi pasi sot pasdite po lëvizte me makinë ndërkohë që kishte lidhur me zinxhir një qen dhe po e tërhiqte. Sipas mediave greke ai mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë katërputroshi ka mbetur i lënduar.

Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë është vënë në lëvizje. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë. Qeni u mor nga një vullnetar për t'u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t'u trajtuar për plagët e tij.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?