Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë me vrap jashtë banesave. Në disa banesa ka dëme të vogla në fshatrat malorë në banesat e vjetra. Një banore tha se djali kishte hipur të hidhej nga dritarja, por e kapi nusja.
“Kur ra tërmeti i parë isha në krevat dhe u çova, kur pash çunin që kishte hipur në penxhere për t’u hedh, por e kapi nusja dhe e uli në tokë. Shtëpia është çarë komplet, ishte dëmtuar që nga tërmeti i mëparshëm i shtatorit”, u shpreh një banore
“Tërmeti shumë i fortë, i dyti i dhe i treti ishte më i fortë. Më është shkatërruar totalisht shtëpia brenda”, tha një banor.
Lajmi kryesor:
Tërmet 4.5 ballë në Bulqizë! Emergjencat Civile: 16 banesa të dëmtuara! Banorët: U trembëm shumë, u lëkundëm dy herë
I.K/KT/ReportTv.al