Tërmeti në Afganistan

Tërmet 6.3 Rihter në Afganistan, 1 viktimë dhe 93 të plagosur! Një javë më parë lëkundjet sizmike vranë 2400 persona

15 Tetor 2023, 11:19| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 11:22

  • Share

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.3 Rihter goditi Afganistanin në provincën Herat pikërisht aty ku më 7 tetor lëkundje me të njëjtin intensitet shkaktuan mbi 2400 viktima.

Kryemjeku në Spitalin Rajonal të Heratit, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve se një person ka mbetur i vdekur dhe 93 të tjerë janë plagosur. 

Shumica e banorëve ishin ende duke fjetur jashtë një javë pas fillimit të një serie tërmetesh në rajon, nga frika e pasgoditjeve që do të shkatërronin shtëpitë e tyre gjatë natës.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?