Situata në Izmir pas tërmetit me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që preku vendin dy ditë më parë sa vjen dhe rëndohet. Bilanci i viktimave ka shkuar në 69 ndërkohë që numërohen mbi 900 të plagosur.
Rreth 300 prej tyre janë po marrin trajtim në spitale, ndërkohë që shumica kanë pësuar vetëm goditje të lehta.
Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum ditën e djeshme tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit dhe ende vazhdojnë kërkimet në 9 prej ndërtesave.
Në anën tjetër behët thirrje që në ndërtesat e dëmtuara të mos hyhet pa pasur një vlerësim të tyre.
Pas tërmetit, kanë ndodhur më shumë se 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë dhe gjithsej 484 tronditje.
Ekipet e kërkimit janë të përqendruara tanimë në 8 ndërtesa dhe 6000 persona, nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime.
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti 6.6 ballë që ka rënë të premten në Izmir të Turqisë. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) bën me dije se numri i viktimave ka shkuar në 69.
Numri i të lënduarve ka shkuar në 940. Aktualisht ekipet e shpëtimit vijojne ende kërkimet.
Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë. Nga tërmeti i fortë janë shembur shumë ndërtesa, dhe dyshohet se në rrënoja ka ende njerëz të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas disa orësh kërkime gjatë të cilave janë nxjerrë deri më tani 62 viktima, më në fund ka dalë i gjallë nga rrënojat një 70 vjeçar.
70 vjeçari Ahmet Citim është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Izmir, pas mesnate dhe është dërguar menjëherë në urgjencë.
“Unë kurrë nuk e humba shpresën”, kështu ka thënë i moshuari pasi është nxjerrë nga rrënojat. Kjo deklaratë e tij është publikuar nga Ministri i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca.
Nga tërmeti i fortë që goditi të premten Turqinë janë lënduar mbi 900 persona kurse 62 të tjerë kanë vdekur. Ndërkohë kërkimet vijojnë ende.
Pamje gjate operacionit te shpetimit ne Turqi
Shkon në në 62 numri i vktimave si pasojë e tërmetit në Izmir.
Ndërkohë nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbetur nën rrënojat e pallateve të shembura.
Deri më tani janë raportuar mbi 900 të plagosur.
Shkon në 51 numri i vktimave si pasojë e tërmetit në Izmir. 2 persona të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e pallateve të shembura teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Deri më tani janë raportuar mbi 896 të plagosur.