Sport

Tërmet 7 ballësh në Premier League, Liverpool poshtëron Crystal Palace

19 Dhjetor 2020, 15:45| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:47

  • Share

Liverpool ka shkaktuar një tërmet 7 ballësh kundër Crystal Palace në javën e 14 të Premier League. Kjo pasi skuadra e Kloop ka marrë një fitore të frikshme me shifrat 0-7, në një ndeshje që u zhbllokua që në minutën e tretë.

Minamino nisi serinë e golave para se Mane dhe Firminho të vulosnin pjesën e parë. Në të dytën pritej një ulje e ritmit, por Liverpool bëri të kundërtën. Në minutën e 52 ishte rradha e kapitenit Handerson, ndërsa më pas braziliani Firminho plotësoi ‘dopietën’ personale. Padikustim që në një sfidë të tillë nuk mund të mungonte as Salah, që në 10 minutat e fundit realizoi dy herë për të vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Me këtë fitore Liverpool siguron për të paktën edhe dy javë vendin e parë në Premier League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?