Foto Ilustruese

Bota

Tërmet 7.5 ballë në brigjet e Kilit, lëshohet paralajmërim për cunami

2 Maj, 16:44| Përditesimi: 2 Maj, 16:53

  • Share

Një paralajmërim masiv për cunami është lëshuar në Kili pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë duke bërë që autoritetet të nisin evakuimin në zonë.

Tërmeti u regjistrua në orën 8:58 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe epiqendra ndodhej 218.1 kilometra në jug të Puerto Ëilliams, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Marinës Kiliane (SHOA) lëshoi ​​një alarm për cunami, duke kërkuar evakuimin e zonës bregdetare të rajonit Magallanes dhe shpalli gjendje gatishmërie në një zonë të Territorit Antarktik Kilian.

Autoritetet kiliane u kanë bërë thirrje banorëve të evakuohen nga rajoni i Magallanes.

"Ne po bëjmë thirrje për evakuimin e banorve të bregdetit në të gjithë rajonin e Magallanes", shkroi Presidenti Gabriel Boric në X, duke u bërë thirrje banorëve të ndjekin rekomandimet e autoriteteve.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?