Dëme të shkaktuara nga tërmeti në Turqi

Bota

Tërmet i fortë në Turqi, plagosen tre persona, u hodhën nga lartësitë në përpjekje për të dalë nga banesat

4 Nëntor 2022, 11:04| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 11:09

  • Share

Një tërmet i fortë ka goditur provincën perëndimore të Izmirit të Turqisë orët e para të ditës së sotme, duke shkaktuar disa të plagosur dhe duke shkaktuar panik te banorët. Lëkundjet e forta shkaktuan rrëzimin e minares së një xhamie, shkruajnë mediat e huaja.

 

Tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, tha se tërmeti me magnitudë 4.9 ishte me qendër në rrethin Buça të Izmirit dhe goditi në orën 3:29 të mëngjesit. Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje dhe u ndje në zonat përreth.

 

"Të paktën tre persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik", shkruajti ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në Twitter.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?