Bota

Tërmet i fuqishëm në Australinë juglinore, shëmben ndërtesat dhe kullat

22 Shtator 2021, 03:29| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 14:55

  • Share

Një tërmet tronditës me magnitutë 6.0 rihter ka tronditur juglindjen e Australisë, duke përfshirë qytetin e Melburnit.

Tërmeti ndodhi ditën e sotme rreth orës 09:15 në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victorian.

Pamjet në mediat sociale treguan dëme në disa ndërtesa, por nuk raportohet për të lënduar menjëherë.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor.

Shërbimi i Emergjencave të Shtetit të Victoria paralajmëroi banorët që të jenë vigjilentë për tronditje të tjera të mundshme.

"Nëse ndodheni në Victoria, jeni në rrezik. Pritni goditje të tjera, qëndroni larg ndërtesave të dëmtuara dhe rreziqeve të tjera. Shmangni vozitjen, përveç rasteve emergjente," tha autoriteti.

Në rrjetet sociale, njerëzit postuan fotografi të ndërtesave të dëmtuara dhe rrënojave në Melburn.

Disa kulla të larta dhe një spital i qytetit u evakuuan gjithashtu, raportuan mediat vendase. Disa linja tramvaji të qytetit ishin pezulluar për shkak të dëmtimit.

 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?