Një tërmet i rëndë ka goditur sot Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Deri në këto momente raportohet një bilanc tragjik me 17 viktima dhe mbi 700 të plagosur.
Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë
VIDEO-Pasojat e tërmetit në Samos, Greqi
Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje.
Shkon në 17 numri i viktimave në Izmir të Turqisë. Dy trupa të pajetë u nxorën nga gërmadhat.
Në Izmir të Turqisë vijojnë ende operacionet e shpëtim-kërkimit për personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e pallateve të shembura.
Këto janë pamje të filmuara me dron ku paraqitet dhe situata shkatërruese që kanë lënë pas lëkundjet të magnitudës 6.6 të shkallës Rihter.
Deri më tani, janë regjistruar 13 viktima në Izmir dhe 2 viktima në Samos në Greqi ku gjithashtu janë ndjerë lëkundjet.
Arrin në 13 numri i viktimave në Izmir të Turqisë para pak minutash, trupat e kërkim shpëtimit nxorrën edhe një personat të cilën ngleur nën gërmadha. Ndërkohë që janë 438 të plagosur.
Misionet e kërkim shpëtimit vazhojnë në 17 ndërtesa të shembura.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan shprehu edhe njëherë keqarrdhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetë e humbura në tërmetin e sotëm.
Erdogan tha se "Numri i viktimave ka arritur tanimë në 12. Numri i të plagosurve ishte në 438. Midis tyre, 5 nga shtetasit tanë në momentin që flasim po luftojnë me vdekjen në operacione. 8 të tjerë janë në kujdes intensiv" .
Presidenti i Turqisë tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende gjenden nën rrënoja.
"Ne mobilizuam të gjitha mjetet që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur." tha ai.
Në vend raportohet se numri i viktimave ka arritur në 12 ndërsa 438 ai i të plagosurve.
BE dhe NATO ofruan ndihmë për Turqinë dhe Greqinë ndërsa një tërmet me fuqi 6.6 ballë tronditi rajonin e Egjeut.
"Jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e tërmetit të fortë që goditi Detin Egje pranë Greqisë dhe Turqisë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë njerëzit e prekur. “ shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.
Ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjithashtu për të treguar mbështetjen e saj.
"Ne po ndjekim nga afër situatën dhe jemi gati të ndihmojmë, në të gjitha mënyrat e mundshme", shkroi ajo.
Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca është e gatshme të ndihmojë "aleatët e saj Greqinë dhe Turqinë".
“Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi i tërmetit në # Egje. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit, ”tha Jens Stoltenberg në Twitter.
Edhe Franca ofroi ndihmë për të dyja vendet.
"Franca qëndron përkrah popujve turq dhe grekë për t'u përballur me këtë dhimbje të tmerrshme. Nëse qeveritë e këtyre vendeve kanë nevojë, ndihma franceze do të dërgohet menjëherë," shkroi Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.
Të paktën 12 persona në Turqi kanë humbur jetën, ndërsa 419 të tjerë pësuan lëndime ndërsa tërmeti tronditi rajonin e Egjeut, sipas agjencisë turke të menaxhimit të katastrofave.
Vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit në Izmir, arrin në 12 numri i viktimave dhe 419 ai i të plagosurve. Re të mëdha pluhuri shihen në të gjitha ndërtesat. Misionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në të njëjtën kohë në 17 ndërtesa të shembura.
Ka shkuar në 321 numri i personave të lënduar nga tërmeti në Izmir, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në 17 ndërtesat e dëmtuara rëndë në zonë. Deri tani janë raportuar 6 viktima në Izmir dhe dy të tjerë në ishullin grek të Samos.
Gjatë transmetimit live të CNN turk, u transmetuan edhe momentet e para të komunikimit me disa nga personat të cilët ende gjenden nën rrënoja.
Ndërkohë që në një dëshmi rrënqethëse Zeki Soysal, banor i qytetit Izmirit në një nga zonat më të goditura Bayrakli, tregoi sesi kishte arritur të shpëtonte nga ndërtesa e cila po shembej.
“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra. Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”, tha ai për CNN turk.
Sipas lajmeve të fundit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogani ka zhvilluar një telefonatë me Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri grek Mitsotakis telefonoi Presidentin turk për shkak të tërmetit që goditi rëndë Izmirin dhe disa ishuj grekë dhe ka shkaktuar të paktën 6 viktima në Turqi dhe 2 në Greqi dhe ka plagosur më shumë se 260 persona. Të dy homologët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar njëri-tjetri nëse është e nevojshme.
Sipas të dhënave të fundit të (AFAD në Turqi janë regjistruar të paktën 6 viktima dhe numri i të plagosurve ka arritur në 257.
Gjithashtu është deklaruar se ka pasur 67 pas-tronditje, 13 prej të cilave ishin me madhësi 4, pas tërmetit të orës 14:51 me epiqendër në Seferihisar në Detin Egje.
Sipas informacionit të parë të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore, u deklarua se 6 shtetas humbën jetën, 1 prej tyre u mbyt, dhe 257 u plagosën, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 12 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara në Izmir.
Në deklaratë, për të përmbushur nevojat urgjente për strehim, çadra, batanije, shtretër, jastëkë dhe grupe liri u dërguan në rajon dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi 54 pjesëtarë të personelit, 22 vullnetarë, 17 automjete, 10,282 pajisje të cilat mund t'u shërbenin 25,500 njerëzve.
Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, deklaroi se 5 milion lira ndihma urgjente u dërguan në rajon.
Si pasojë e tërmetit 6.6 ballë në Samos njoftohet se kanë humbur jetën 2 persona, një 15 dhe një 17 vjeçare. Të paktën 8 persona janë të shtruar në spitale me dëme të shumta.
Ndërkohë që në vend janë rregjistruar dëme të shumta dhe banesa të shumta janë rrënuar.
Sipas të dhënave të fundit është njoftuar se deri tani janë rregjistruar të paktën 6 viktima si pasojë e termetit të sotëm dhe 202 persona janë të lënduar. Në terren vazhdojnë ende kërkimet nën rrënoja, në të paktën 12 ndërtesa të shembura. AFA u bën thirrje qytetarëve të mos përdorin telefonin në nuk është e domosdoshme dhe po ashtu të shmangin lëvizjet. Deri tani rregjistrohen 67 pasgoditje.
Të tjera video dramatike vijojnë të publikohen nga Turqia, pas tërmetit katastrofik me magnitudë 6.6 shkallë Rihter. Video të publikuara nga qytetarët në rrjete sociale shfaqin rrugët e qytetit Seferisar tek pushtohen nga uji,
Ndërkohë që autoritetet kompetente kanë lëshuar alarmin për një cunami tjetër të mundshëm dhe u kanë kërkuar qytetarëve të mos futen në banesat e tyre dhe nëse janë në afërsi të detit, të largohen sa më shumë nga zona.
Një tjetër video në Izmir tregon momentet e tmerrit të shembjes së një ndërtese. Ndërsa një tjetër video tregon momentet e tmerrit brenda një marketi, ku shihet se nga goditja e fuqishme gjithçka rrëzohet.
Vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Izmir, sipas të dhënave të fundit të siguruara në terren janë të paktë 152 të plagosur dhe të paktën 4 persona kanë humbur jetën.
AFAD njofton se po vazhdojnë misionet e shpëttimit të paktën në 12 ndërtesa. Një nga problemet më të mëdha më të cilat po përballet vendi është mungesa e energjisë elektrike.
Pas tërmetit të orës 14.51, kanë pasur edhe 31 pasgoditje, 13 prej të cilave ishin më shumë se 4 shkallë rihter. Më të goditur paraqitetet zona Barakli, ku rrugën 1593.
Nxirren nga rrënojat 70 persona, fatmirësisht me shenja jetë. Ndërkohë, në bilanci e fundit, autoritetet në Turqi raportojnë se aktualisht janë shembur të paktën 20 ndërtesa.
Bilanc tragjik është shënuar nga tërmeti 6.6 ballë që ka ndodhur sot në Turqi.
4 vdekje dhe 120 të plagur raportohen deri në këto momente nga mediet e huaja.
Ndërkohë nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallateve të shembura.
Kjo video tregon se sa i fortë ka qenë tërmeti në Turqi. Ky i ri ka qenë duke luajtur video lojëra, kur ndihen lëkundje të forta. Siç shihet lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Këto pamje vijnë nga Turqia pasi tërmeti 6.6 ballë i shkallës Rihter i rënë pak më parë ka tronditur qytetarët.
Një prej qyteteve më të goditura është Izmiri. Kjo video e bërë nga qytetarët tregon kaosin që ka përfshirë qytetin me ndërtesa të shembura, ndërsa nga ana tjetër njerëzit vrapojnë në ulërima.
Janë shembur 6 ndërtesa të mëdha në Izmir si pasojë e tërmetit. Presidenti turk Erdogan shkruan "Jemi afër të gjithë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t'i shpëtojmë ato". Nga ana tjetër, ministri i mjedisit Murat Kurum shtoi se "të gjitha ekipet janë nisur drejt zonës për të parë se si është situata".
Tragjedi uroj sa me pak te lenduar ne njerez
PërgjigjuUroj sa me pak deme ne njerez dhe prona, sherim te shpejte te lenduarve.
Përgjigjupo te ne qe nuk po kerkonim nafte pse ra termeti
PërgjigjuVazhdoni kerkimet per nafte me te gjitha metodat e mundshme dhe pa merak se nuk kemi pare gje akoma
Përgjigju