Foto ilustruese

Tërmet me magnitudë 4.5 në Ersekë, lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete në juglindje të vendit

2 Shtator 2023, 12:05| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 12:10

  • Share

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës, kryesisht në disa fshatra të zonës. Ndonëse nuk kanë qenë shumë të forta, lëkundjet janë ndjerë pothuajse në gjithë juglindjen e vendit dhe Greqi.

Sipas institutit të GjeoShkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 16 KM larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.5 ballë e shkallës Rihter.

Deri tani nuk raportohet për dëme të mundshme nga lëkundjet.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?