Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Tërmet në drejtësi/ Pas shkarkimit të Bashkim Dedjas, ja pse rrezikon edhe Zaganjori

18 Dhjetor 2018, 07:27| Përditesimi: 18 Dhjetor 2018, 07:30

  • Share

Tërmet në drejtësinë shqiptare. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar dje përfundimisht nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, me argumentin se nuk justifikon pasurinë e deklaruar me të ardhura të ligjshme. Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin se Bashkim Dedja nuk është i besueshëm për të vijuar të shërbejë në sistemin e drejtësisë. Kjo është hera e parë që Kolegji i Apelimit shkarkon nga detyra një gjyqtar, i cili është konfirmuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Në datën 13 qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë Bashkim Deden.

Në datën 27 korrik të këtij vitit, Komisioneri Publik, pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të rrëzonte vendimin e KPK të datës 13 qershor dhe të shkarkonte Deden nga detyra. OMN arriti në konkluzionin se kreu i Kushtetueses nuk i është përgjigjur qëllimisht në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Sipas ONM, Dedja duhej shkarkuar nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit bëri një hetim të thelluar, duke konfirmuar pretendimet e ONM dhe Komisionerit Publik.

Pasuria që rrëzoi Deden
Bashkim Dedja ka një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katrorë dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro, të cilën edhe pse sipas KPK e justifikon, por KPA e rrëzoi, pasi nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta justifikuar. Dedja në muajin qershor në KPK, deklaroi se 120 mijë euro i kishte marrë kredi për 20 vjet, ndërsa 35 mijë euro të tjera i kishte kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes. 25 mijë eurot e tjera Bashkim Dedja kishte deklaruar se ja kishte marrë hua vëllait dhe kunatit.

Por, KPK verifikoi se në datën e huamarrjes nga kunati deklaruar në aktin noterial, kunati nuk ka qenë fare në Shqipëri. Më pas Dedja ndryshoi deklarim duke thënë se 10 mijë euro i kishte marrë nga babai i kunatit, por KPK verifikoi paaftësinë paguese të kunatit për të dhuruar para. Sa i takon 15 mijë eurove të tjera që gjyqtari Kushtetues deklaroi se i kishte marrë hua nga vëllai, KPK verifikoi dhe deklaroi se i vëllai që jeton në Greqi prej vitesh nuk kishte aftësi paguese, pasi në kohën kur pretendohet t’i ketë dhënë hua 15 mijë euro vëllait gjyqtar, vetë ka blerë një shtëpi 40 mijë euro me kredi.

Kolegji i Apelimit deklaroi sot se personi që personi që Dedja tha se i kishte marrë hua nuk ka të ardhura të mjaftueshme për një gjë të tillë. Problemi i dytë që dogji kryetarin e Kushtetueses ishte apartamenti në Golem, ku Dedja ka deklaruar se e ka në përdorim, por është pronë e vëllait tjetër që jeton në Dibër. Në qershor KPK verifikoi dhe deklaroi se kontrata e energjisë elektrike është paguar vetëm nga Bashkim Dedja nga dita e parë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha dyshimeve, KPK e konfirmoi, ndërsa sot KPA e nxori jashtë sistemit të drejtësisë.

Rrezikon edhe Xhezair Zaganjori
Në një pozicion po aq të pafavorshëm është edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Vendimi i Kolegjit të Apelimit për të shkarkuar përfundimisht Bashkim Deden është një mesazh edhe për fatin e Xhezair Zaganjorit, i cili ka probleme shumë më të rënda sa i takon ligjshmërisë së pasurisë. Edhe pse me shumë mospërputhje dhe pasaktësi në deklarimin e pasurisë, me kontrata fiktive dhe mospagim të taksave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 46, datë 24.07.2018, vendosi të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstatoi se kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës, i cili ndër të tjera parashikon që subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Për rrjedhojë, ONM ka kërkuar shkarkimin e tij. Në bazë të rekomandimit të ONM, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të Zaganjorit. Trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit që po shqyrton dosjen e Zaganjorit kryesohet nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Luan Daci dhe Natasha Mulaj.

Arsyet sepse duhet shkarkuar Zaganjori sipas Komisionerit Publik

  1. Përfundimet e Komisionit nuk janë në pajtueshmëri me aktet dhe provat e administruara.
  2. Subjekti nuk ka arritur të provojë me prova dhe shpjegime bindëse të kundërtën e rezultateve të hetimit.
  3. Komisioneri Publik nuk pajtohet me sa parashtron Komisioni se “...mospagimi i detyrimeve fiskale pa vërtetuar paligjshmërinë e pasurisë, nuk mund të shërbejë si shkak për dhënien e masave disiplinore...”.
  4. Komisioneri Publik konstaton se pas kalimit të barrës së provës ndaj subjektit të rivlerësimit, pavarësisht mundësisë që ligji i njeh për të sjellë prova, shpjegimet e dhëna prej tij mbeten në nivel deklarativ, duke mos vërtetuar kështu të kundërtën e gjetjeve të Komisionit.
  5. Për Vetingun deklarohet: Apartament banimi me sipërfaqe 293 m2, me vleftë 5,800,000 lekë, ndërtuar në vitin 1997. Në 2003 deklarohet: Apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 +87 m2 ballkon, me vleftë 7.400.000 lekë, ndërtuar në gusht 1997.
  6. Për Vetingun deklarohet: Dyqan me sipërfaqe 70 m2, në të njëjtin pallat me banimin, me vleftë 1,400,000 lekë. Në 2003 deklarohet: Bibliotekë me sipërfaqe 70 m2, me vleftë 1,800.000 lekë.
  7. Për Vetingun deklarohet: Bodrum me sipërfaqe 65 m2, në të njëjtin pallat me banimin, me vlerë 800,000 lekë. Në 2003 deklarohet: Bodrum me sipërfaqe 70 m2, në të njëjtin pallat me apartamentin, me vleftë 1,500,000 lekë.
  8. Për Vetingun deklarohet: Zyrë me sipërfaqe 15 m2 në të njëjtin pallat me banimin, me vlerë 400,000 lekë. Në 2003 deklarohet: Zyrë me sipërfaqe 20 m2 në të njëjtin pallat me apartamentin, me vleftë 1,500,000 lekë.
  9. Për qiratë e deklaruara për periudhën 2001 - 2003, subjekti ka paraqitur dokumentacion për të provuar pagesën e tatimit mbi të ardhurat e përfituara vetëm për vitin 2002.
  10. Për qiratë e deklaruara për periudhën për vitet 2005 - 2006, subjekti paguar detyrimeve tatimore vetëm për vitin 2006.
  11. Për shkollimin e të birit në Angli, në deklaratën vjetore të interesave privatë të vitit 2010, subjekti deklaron pagesën në shumën 12.500 paund. Ndërkohë, gjatë hetimit administrativ, subjekti rezulton të ketë ndryshuar vlerën e deklaruar në shumën prej 17.386 paund.
  12. Në vitin 2011, subjekti ka deklaruar pagesën për shkollimin e të birit  në shumën 13.200 paund. Në përgjigjet e pyetësorëve të datës 1 mars 2018, deklaron si shpenzim për vitin 2011 në shumën prej 20.565 paund.
  13. Nga analiza financiare, rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet vjetore për vitet 2011, 2012 dhe 2014.

Komento

Komente

  • Albanese: 18/12/2018 16:04

    Per kete hajdut jo vetem shkarkim por edhe persekutim. Lere kete post per njerez te ndershem.

    Përgjigju
  • Lissius: 18/12/2018 10:30

    Per mendimin Tim ky sduhet Te jete pjese e drejtsise, Duke pasur parsysh numrin e madh Te dosjeve qe kane kaluar nga gjykata e larte ne kushtetuse e pastaj ne Strasburg. Pra Te gjithe ata qe skane pagur rryshfet kane marre pergjigje negative nga ky bajloz qe do vetem Te haje

    Përgjigju
  • ardian: 18/12/2018 09:49

    Ky derr duhet te perfundoj ne giotin .

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 18/12/2018 08:26

    Jo vetem shkarkim por konfiskim te pasurive perrallore dhe cuarjen ne qelite e burgjeve

    Përgjigju
  • Populli: 18/12/2018 08:08

    Zhezair Zaganjori duhet te ishte me kohe be Weil sepse ai eshte koka e krimit ne drejtesine shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?