Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene

'Tërmet' në Juventus, jep dorëheqjen presidenti i klubit bardhezi

28 Nëntor 2022, 21:45| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 22:30

  • Share

Bordi i Juventusit ka vendosur të japë dorëheqjen, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved. Vendimi vjen pas hetimeve që përfshinin klubin e Juventusit.

Janë 42 transferimet që ka bërë Juventusi që janë në lupën e Prokurorisë së Torinos ku më i famshmi është shkëmbimi Pjanic-Arthur mes Juventusit dhe Barcelonës. Klubi kanë qenë në hetim lidhur me bilancet e kompanisë gjatë viteve 2019 -2021 me hipotezën e krimit të komunikimeve të rreme të kuotave të kompanisë e fatura për transaksione jo ekzistuese në lidhje me drejtuesit më të lartë të biznesit, financës e menaxhimit sportiv të këtij klubi.

Tani më, në krye të listës sipas “Tuttomercatoweb”, për t’u emëruar president i “Zonjës së Vjetër” është Alesandro Nasi, ndërkohë që ky revolucion mund të përfshijë Alesandro Del Pieron si president nderi, si dhe hyrjen e figurave si Bufon dhe Kielini si pjesë e  bordit drejtues.

Kështu përfundon epoka e Andrea Agnelli, president që nga viti 2010 në serinë rekord prej 9 kampionate radhazi.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?